Izraeli pezullon fluturimet pas kapjes së një rakete të lëshuar nga Jemeni

Trafiku ajror në aeroportin e Tel Avivit u ndalua sonte përkohësisht pasi ushtria izraelite njoftoi për kapjen e një rakete të lansuar nga Jemeni.
Kanali izraelit 12 raportoi se operacionet në aeroportin Ben Gurion u pezulluan për shkak të raketës.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë të shkurtër se “Pas alarmeve që u aktivizuan pak kohë më parë në disa zona brenda vendit, një raketë e lëshuar nga Jemeni u kap.”
Rebelët Houthi kanë intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit që kur Tel Avivi rifilloi sulmet ushtarake ndaj Gazës në mars, raporton Anadollu.
Që nga nëntori 2023, rebelët Houthi kanë synuar gjithashtu anijet tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik në mbështetje të palestinezëve në Gaza.