Izraeli sulmon fuqishëm bazën ushtarake të Iranit
(Lajm i përditësuar)
Izraeli sulmon fuqishëm bazën ushtarake të Iranit
Mediat shtetërore dhe ato gjysmëzyrtare iraniane kanë raportuar për një eksplozion të fuqishëm që ka ndodhur në një bazë ushtarake në perëndim të Iranit.
Bëhet fjalë për bazën Imam Hasan, e vendosur në provincën Kermanshah, një zonë me rëndësi strategjike për forcat iraniane, raporton skynews.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video që tregon një tym të dendur dhe të zi duke u ngritur mbi bazën, duke ngritur shqetësime për shkallën e dëmeve dhe shkakun e ngjarjes. Megjithatë, autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare që të sqarohet se çfarë ka shkaktuar këtë shpërthim.
Ky incident vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ku konflikti midis Iranit dhe Izraelit, si dhe përplasjet me forcat ndërkombëtare, kanë intensifikuar shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.
Eksplozioni mund të ketë pasoja të rëndësishme për operacionet ushtarake iraniane dhe për situatën e përgjithshme në rajon.
Qytetarët dhe vëzhguesit janë në pritje të informacioneve të mëtejshme nga autoritetet zyrtare për të kuptuar më mirë natyrën e këtij incidenti dhe pasojat që mund të sjellë.
Israeli strikes reportedly hit multiple sites in Iran: the Zagros Auto Company in Borujerd, the Imam Hassan military base in Kermanshah, and the Nojeh Air Base in Hamadan, which was struck by two missiles. pic.twitter.com/JHNtHozEYd
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) June 14, 2025
Renewed explosions were heard in Tabriz, Iran. Likely due to air strikes. pic.twitter.com/cBXsoBrkez
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) June 14, 2025
#BREAKING: Explosion at Imam Hassan military base in Kermanshah
IRGC Cyber Corps/Telegram pic.twitter.com/iSQ7jW5BIu
— Wladimir van Wilgenburg (@vvanwilgenburg) June 14, 2025
Izraeli eliminoi negociatorët iranianë, ironizon Trump: Nuk vdiqën nga gripi apo COVID-19
Izraeli ka eliminuar të gjithë negociatorët iranianë që kanë marrë pjesë në bisedimet me SHBA-në — kështu deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë të fundit për CNN, duke ndezur polemika të forta ndërkombëtare.
Sipas Trumpit, ata që ishin të përfshirë në procesin diplomatik për çështjen bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë më gjallë.
“Ata nuk vdiqën nga gripi apo COVID-19,” shtoi Trump me një ton sarkastik, duke lënë të kuptohet qartë se bëhet fjalë për operacione të drejtpërdrejta ushtarake ose të inteligjencës nga ana e Izraelit.
Deklarata vjen në një moment kritik, ku tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë arritur nivele të paprecedent, me shkëmbime të rënda raketash dhe sulme ajrore që kanë rezultuar në dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur në të dyja anët.
Kjo gjithashtu vë në pikëpyetje të ardhmen e çdo përpjekjeje për rifillimin e bisedimeve diplomatike për programin bërthamor të Iranit.
Zyrtarë nga Teherani ende nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës së Trumpit, por komentet pritet të nxisin reagime të ashpra nga udhëheqësit iranianë dhe komuniteti ndërkombëtar.
Situata vazhdon të jetë e pasigurt dhe me potencial të lartë për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
🚨 Israel has eliminated all Iranian negotiators who had been involved in talks with the U.S.
That’s according to President Donald Trump in an interview with CNN.
“And they didn’t die of the flu or COVID,” the U.S. president addedsarcastically. pic.twitter.com/XakE4lTmNZ
— NEXTA (@nexta_tv) June 14, 2025
Ministri izraelit i mbrojtjes thotë se “Teherani do të digjet” nëse sulmet vazhdojnë
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të lartë” nëse Irani vazhdon me sulmet me raketa, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.
“Diktatori iranian po i shndërron qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë një çmim të lartë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pasi zhvilloi një takim mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite, shkruan CNN.
“Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, shtoi Katz.
Irani i kërcënon SHBA-në, Britaninë dhe Francën
Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francës se bazat dhe anijet e tyre në rajon do të shënjestrohen nëse ndihmojnë t’i ndalojnë sulmet e Teheranit në Izrael, raportoi media shtetërore iraniane të shtunën.
Irani ka thënë se do t’i vazhdojë sulmet , ndërsa një zyrtar citohet të ketë thënë se do t’i shënjestrojë edhe bazat amerikane në rajon ditët në vijim, raportoi BBC.
60 persona, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë nga sulmi i Izraelit në një ndërtesë të banuar në Teheran. Në mesin e fëmijëve ishte edhe një foshnjë 6-muajshe. Të premten autoritetet iraniane thanë se ishin vrarë 78 persona nga Izraeli.
Izraeli vret edhe tre shkencëtarë bërthamorë iranianë
Izraeli po vazhdo t’i eliminojë udhëheqësit ushtarakë si dhe shkencëtarë bërthamorë.
Tre shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulme izraelitet, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
Të paktën 16 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Të paktën 16 palestinezë kanë humbur jetën si rezultat i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës brenda natës e deri në orët e hershme të së shtunës, sipas zyrtarëve shëndetësorë lokalë. Lufta 20-mujore me grupin militant Hamas ka vazhduar teksa Izraeli ka hapur po ashtu frontin e ri nëpërmjet goditjeve të fuqishme në Iran, të cilat nxitën sulme hakmarrëse me dronë dhe raketa nga ana e Teheranit, raporton AP.
Ndërsa edhe 11 palestinezë u vranë gjatë natës pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit të drejtuara nga një organizatë humanitare e mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, në incidentin më të fundit nga thuajse përplasjet e përditshme pranë këtyre pikave që kur ato u hapën muajin e kaluar.
Dëshmitarët palestinezë kanë bërë të ditur se forcat izraelite kanë gjuajtur drejt turmave, përderisa ushtria pretendon se ka qëlluar vetëm në ajër për të paralajmëruar persona që i përshkruajti si të rrezikshëm e të dyshuar, të cilët iu afruan forcave të saj.
Në Ushtrinë izraelite nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment mbi të shtënat e fundit. Këto pika ndodhen afër zonave ushtarake që janë të ndaluara për mediat e pavarura.
Zyrtarë nga Fondacioni Humanitar i Gazës, një kontraktor privat që operon në këto pika, kanë njoftuar se ato ishin mbyllur të shtunën. Por dëshmitarët thanë se mijëra njerëz ishin mbledhur pranë pikave gjithsesi, të dëshpëruar për ushqim, ndërsa bllokada dhe fushata ushtarake e Izraelit e kanë sjellur territorin në prag të urisë masive.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë pretenduar se sistemi i ri ka për qëllim të zëvendësojë një rrjet të drejtuar nga OKB-ja, i cili ka shpërndarë ndihma përgjatë Rripit të Gazës gjatë 20 muajve të luftës. Ata akuzojnë Hamasin se ka përvetësuar ndihmat dhe i ka shitur ato për të financuar aktivitetet e tij ushtarake.
Zyrtarët e OKB-së e kanë mohuar skenarin që Hamasi ta ketë devijuar sasinë e konsiderueshme të ndihmave, teksa kanë shtuar se sistemi i ri nuk është në gjendje të përmbushë nevojat gjithnjë e në rritje të popullatës.
Sipas tyre, sistemi i ri e ka militarizuar ndihmën humanitare duke i lejuar Izraelit të vendosë se kush ka qasje, si dhe duke detyruar palestinezët të udhëtojnë në distanca të gjata ose të shpërngulen sërish pas valëve të mëparshme të zhvendosjeve.
Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Po ua hapim rrugën drejt lirisë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar popullit iranian të premten mbrëma, duke deklaruar se regjimi në Teheran jo vetëm që shtyp popullin e vet, por edhe kërcënon shkatërrimin e Izraelit.
“Popull krenar i Iranit, jemi në mes të njërës nga operacionet më të mëdha ushtarake në histori – Operacioni ‘Rilindja e Luanit’. Regjimi islamik, që ju ka shtypur për gati 50 vjet, po kërcënon shkatërrimin e vendit tonë – Shtetit të Izraelit”, ka thënë Netanyahu në fjalimin e tij.
Ai deklaroi se qëllimi i operacionit izraelit është të ndalet kërcënimi që, sipas tij, paraqet regjimi islamik përmes programit bërthamor dhe raketave balistike.
“Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, ne po ua hapim rrugën edhe juve drejt lirisë. Brenda 24 orëve të fundit, kemi likuiduar komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë, objektin më të rëndësishëm të pasurimit të uraniumit të regjimit dhe pjesën më të madhe të arsenalit të raketave të tij balistike”, u shpreh Netanyahu.
Ai paralajmëroi se do të ketë edhe më shumë sulme ndaj Iranit, duke e përshkruar regjimin iranian si “të dobët dhe të papërgatitur”.
“Më shumë sulme janë rrugës. Regjimi nuk e di çfarë e ka goditur – dhe çfarë do ta godasë. Kurrë nuk ka qenë më i dobët. Kjo është mundësia juaj të ngriheni dhe të bëni të dëgjohet zëri juaj”, u shpreh ai.
Netanyahu përsëriti se lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian, por kundër regjimit që e sundon atë.
“Lufta jonë është kundër regjimit islamik vrasës që ju shtyp dhe ju varfëron. Populli iranian dhe ai izraelit kanë qenë miq që nga koha e Kirut të Madh. Tani ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë historike, duke luftuar për lirinë nga një regjim i lig dhe shtypës. Popull trim i Iranit – drita e mposht errësirën”, përfundoi Netanyahu.
Irani konfirmon dëmin në zonën bërthamore Fordow
Irani ka konfirmuar se objekti bërthamor Fordow ka pësuar dëme të kufizuara pas sulmeve të fundit, raportoi The Guardian.
“Ka pasur dëm të kufizuar në disa zona në zonën e pasurimit në Fordoë”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë shtetërore për Energji Atomike, Behrouz Kamalvandi.
“Ne kishim lëvizur një pjesë të konsiderueshme të pajisjeve dhe materialeve, dhe nuk kishte dëme të mëdha dhe nuk ka shqetësim për kontaminim”, ka shtuar ai.
Dhjetëra të vrarë ndërsa shkëmbejnë sulme Izraeli dhe Irani
Izraeli kreu dje sulme ajrore në të gjithë Iranin, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, tha se 78 persona janë vrarë dhe mbi 320 janë plagosur.
Mes të vrarëve janë edhe tre nga udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Iranit, Gjenerali Mohammad Bagheri, që kishte nën mbikëqyrje të gjitha forcat e armatosura; Gjenerali Hossein Salami, që drejtonte Gardën Revolucionare Paramilitare dhee Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, drejtues i programit të raketave balistike.
Iravani tha se shumica e të plagosurve janë civilë, shkruan skynews.
Shërbimi i ambulancës izraelite raportoi se 34 persona u plagosën të premten në mbrëmje në Tel Aviv, shumica me lëndime të lehta.
Më pas policia njoftoi se një person kishte ndërruar jetë.
Disa orë më vonë, një raketë iraniane raportohet se goditi banesa në qytetin qendror izraelit Rishon Lezion, duke vrarë dy persona dhe plagosur 19 të tjerë.
Të gjitha këto shifra janë bazuar në të dhëna nga autoritetet dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Valë e re raketash iraniane teksa agoi dita në Tel Aviv dhe Teheran – çka ndodhi deri tash
Kanë kaluar pak më shumë se 24 orë që kur Izraeli nisi një sulm masiv me dy drejtime kundër Iranit, që synonte shkatërrimin e centraleve bërthamore të vendit dhe rrëzimin e udhëheqjes së tij ushtarake në Teheran.
Irani, i cili u zotua për një “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmit, nisi disa valë sulmesh vdekjeprurëse kundër vendeve në të gjithë Izraelin gjatë natës deri të shtunën, me të dyja palët që raportuan vdekje dhe plagosje të shumta.
Sirenat u dëgjuan në Izrael deri të shtunën në mëngjes dhe shpërthime u raportuan në Tel Aviv, Jerusalem dhe Teheran, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit rrezikon ta fusë Lindjen e Mesme në një luftë më të gjerë.
Ja çfarë duhet të dini:
Sulme gjatë natës: Forcat iraniane lëshuan disa valë raketash drejt Izraelit gjatë natës deri të shtunën. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thanë se shënjestruan qendrat ushtarake dhe bazat ajrore izraelite në sulmet me raketa të premten. Ndërkohë, sistemi i mbrojtjes ajrore i Teheranit ishte aktiv deri në orët e para të së shtunës pas një raundi tjetër sulmesh izraelite, raportuan mediat shtetërore iraniane.
Ndërhyrjet dhe dëmet: Ushtria izraelite pretendoi se ka ndërhyrë në disa nga valët e fundit të raketave iraniane, por ka raportime për njerëz të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave, si dhe shtëpi të shkatërruara ose të dëmtuara. Ekipet e emergjencës po reagonin ndaj predhave të rëna. Shpërthime të forta u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem.
Vdekje dhe lëndime: Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë vrarë të paktën dy persona, thanë autoritetet izraelite. Një person u vra dhe më shumë se 20 u plagosën pasi një raketë iraniane goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, pak në jug të Tel Avivit. Dhe një grua u vra kur një fragment arme ra në Ramat Gan, gjithashtu pranë Tel Avivit. I dërguari i Izraelit në SHBA tha më parë se rreth 40 persona ishin plagosur. Në Iran, të paktën 78 persona u vranë në sulmet izraelite, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, tha të premten i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani. Më shumë se 320 persona u plagosën, shumica prej tyre civilë, shtoi ai.
Bazat e forcave ajrore në Iran janë në shënjestër: Ushtria izraelite tha se të premten goditi dy baza të forcave ajrore iraniane – të përdorura për operacione me raketa dhe dronë. Ato përfshijnë bazën ajrore Hamadan në Iranin perëndimor dhe bazën ajrore Tabriz, një vend për lëshimin e raketave tokë-tokë, në veriperëndim të vendit.
Paralajmërime për më shumë sulme në të ardhmen: Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të premten vonë se Irani kishte “kaluar vijat e kuqe” duke qëlluar qendrat e popullsisë civile dhe u zotua se do të paguante një “çmim shumë të rëndë”. Irani tha se do të intensifikonte sulmet e tij ndaj Izraelit dhe do të synonte bazat rajonale të çdo vendi që përpiqet ta mbrojë atë. Netanyahu e paralajmëroi Iranin të premten se “më shumë sulme janë në rrugë e sipër”.
Bisedimet bërthamore: Një raund i gjashtë bisedimesh bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit duhej të fillonte të dielën. Trump i tha NBC News se Irani “mund të ketë një mundësi tjetër” për të arritur një marrëveshje bërthamore dhe la të kuptohej se iranianët po i drejtohen atij.
Të premten në mëngjes, Izraeli nisi një valë sulmesh të paprecedentë ndaj Iranit, duke goditur vendet kyçe në programin bërthamor të vendit, si dhe zonat e banimit në kryeqytetin Teheran dhe duke vrarë disa nga udhëheqësit ushtarakë më të lartë të vendit. Izraeli kishte kërkuar vazhdimisht një opsion ushtarak për të ndaluar programin bërthamor të Iranit. Të premten tha se Teherani kishte përparuar një “program sekret për të montuar një armë bërthamore” dhe ishte më afër se kurrë që të ishte në gjendje të siguronte një të tillë. Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk po ndërton një bombë dhe se programi i tij bërthamor është për qëllime energjetike. /AP
Shkon në tre numri i të vdekurve nga breshëria e sulmeve iraniane në Izrael
Numri i të vdekurve pas një breshërie sulmesh iraniane ndaj Izraelit është rritur në tre, sipas deklaratave të shërbimeve të emergjencës.
Dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa iraniane që goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit, sipas një deklarate të përditësuar nga Magen David Adom, agjencia e reagimit ndaj emergjencave. Më parë ishte thënë se një person ishte vrarë, raporton CNN.
Një person i tretë u vra nga një copë arme që binte gjatë një vale të mëparshme sulmesh iraniane gjatë natës së të shtunës. Gruaja u shpall e vdekur në vendngjarje në qytetin Ramat Gan, i cili ndodhet në lindje të Tel Avivit, tha policia.