“SHBA thotë se Izraeli ka kryer sulm mbi Iranin”

(Lajm i përditësuar)


Izraeli raportohet se ka kryer sulm hakmarrës ajror kundër Iranit 

Ushtria izraelite raportohet se ka goditur caqe brenda Iranit, në atë që duket të jetë një hakmarrje e kufizuar, pas një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu javën e kaluar.

Izraeli dhe Irani, armiqtë të përbetuar, për dekada të tëra zhvillojnë një luftë në hije, por është rritur frika se kjo mund të ndryshojë.

Shpërthime u dëgjuan mëngjesin e 19 prillit – ditën që përkon me ditëlindjen e 85-të të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei – afër qytetit të Isfahanit, mes raportimeve të paqarta për shkakun e shpërthimeve.

Disa media të mëdha amerikane, që të gjitha duke cituar burime brenda Qeverisë amerikane, raportuan se Izraeli kreu sulme me raketa apo dronë ndaj caqeve brenda Iranit. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, dhe të transmetuara nga mediat në mbarë botën, u shfaqën pamje të disa shpërthimeve të mëdha, që u tha se ndodhën afër Isfahanit.

Media shtetërore iraniane citoi zyrtarë në Teheran të cilët thanë se shpërthimet u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzuan tre dronë në zonën e Isfahanit, që gjendet në Iranin qendror.

Hossein Deliriyan, zëdhënës i Qendrës Kombëtare iraniane për Hapësirën Kibernetike, hodhi poshtë raportimet e mediave amerikane, duke shkruar në X – që më herët njihej si Twitter – se “nuk ka pasur asnjë sulm ajror nga jashtë kufijve ndaj Isfahanit apo në pjesë të tjera të shtetit”.

Një analist, që u shfaq në televizionin shtetëror të Iranit, tha se mini-dronët që u lëshuan nga “të infiltruarit brenda Iranit” janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore në Isfahan.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraiane, IRNA, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore qëlluan në një bazë të madhe ajrore në Isfahan, që është shtëpi e flotës së vjetër të F-14 Tomacts, të prodhimit amerikan, që ka Irani. Këta avionë luftarakë ishin blerë para Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Në Isfahan po ashtu ka ndërtesa që janë pjesë e programit bërthamor të Iranit, përfshirë edhe uzinën nëntokësore për pasurimin e uraniumit në Natanz.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se nuk ka vërejtur ndonjë dëm në ndërtesat bërthamore në Iran. Më herët gjatë kësaj jave, flitej se ndërtesat bërthamore mund të ishin cak i mundshëm nëse Izraeli do të niste një sulm ajror brenda Iranit.

Një prej ndërtesave kryesore bërthamore të Iranit, instilacioni në Natanz, gjendet në Isfahan. Ndërtesa të tilla kanë përjetuar sulme sabotuese për të cilat Teherani ka fajësuar Izraelin.

“ANEB-i mund të konfirmojë se nuk ka dëme në ndërtesat bërthamore të Iranit”, tha kjo agjenci vëzhguese e Kombeve të Bashkuara përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

“Drejtori i përgjithshëm, Rafael Grossi, vazhdon të bëjë thirrje për vetëpërmbajtje ekstreme nga të gjithë dhe përsërit se ndërtesat bërthamore asnjëherë nuk duhet të jenë cak i konflikteve ushtarake. ANEB-i po monitoron nga afër situatën”.

Po ashtu, më 19 prill u raportua se sulmet ajrore izraelite kanë goditur pozicionet e ushtrisë siriane në jug të Sirisë.

Sipas agjencisë AFP, Rami Abdel Rahman, kreu i Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë me seli në Britani – tha se sulmet, që ia atribuoi Izraelit, “shënjestruan një instilacioni të radarit të ushtrisë siriane” që gjendej midis provincës Sveida dhe Dara.

Teherani lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa kundër Izraelit në mëngjesin e 14 prillit. Pothuajse të gjithë dronët dhe raketat u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes së Izraelit, por edhe u penguan nga forcat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Britanisë dhe Jordanisë.

Sulmi i Teheranit gjerësisht ishte pritur në Izrael, pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit ndaj ndërtesës së Ambasadës iraniane në Damask të Sirisë, më 1 prill. Në atë sulm u vranë dy gjeneralë iranianë.
Që atëherë, diplomatët dhe politikanët në mbarë botën, duke pasur frikë nga një përshkallëzim i madh luftarak në Lindjen e Mesme, kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, teksa prisnin përgjigjen e Izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më 17 prill se Izraeli do të vendosë si dhe nëse do t’i përgjigjet sulmit të paprecedent në tokën e tij.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, kishte paralajmëruar më herët gjatë javës se Teherani do të “përgjigjet ashpër” ndaj çdo sulmi në territorin e tij dhe sulmi i kufizuar, që raportohet se u krye nga Izraeli, duket se mori për bazë mesazhin e presidentit amerikan, Joe Biden, ndaj Netanyahut, se Izraeli duhet të përmbahet nga çdo përgjigje dhe ta shohë “si një fitore” të gjithë situatën, pasi sulmi iranian nuk kishte ndonjë ndikim të madh.

“Është absolutisht e nevojshme që rajoni të jetë i qëndrueshëm dhe të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e mëtejme”, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Finlandë më 19 prill.

Brenda Izraelit, disa ligjvënës duket se pranuan se shteti i tyre kreu sulmin, por e kritikuan këtë veprim.

“[Sulm] i dobët”, shkroi në X, ministri i Sigurisë, Itamar Ben-Givir, i cili është politikan i ekstremit të djathtë.

Për dekada të tëra, Izraeli dhe Irani janë armiq të përbetuar. Por, ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë ndaj tokës së njëri-tjetrit, në vend se të përdorin forca aleate që të sulmojnë asetet e njëri-tjetrit që operojnë në shtete të treta./rel 


“SHBA thotë se Izraeli ka kryer sulm mbi Iranin”

Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë.

Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu javën e kaluar në tokën e armikut të tij të përbetuar.

Media shtetërore iraniane tha se shpërthime janë dëgjuar më 19 prill afër qytetit të Isfahanit.

Një video e publikuar nga CNN dhe video të publikuara në rrjetet sociale shfaqën shpërthime të mëdha, që u raportua se kanë ndodhur afër Isfahanit.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraiane, IRNA, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore qëlluan në një bazë të madhe ajrore në Isfahan, që është shtëpi e flotës së vjetër të F-14 Tomacts, të prodhimit amerikan, që ka Irani. Këta avionë luftarakë ishin blerë para Revolucionit Islamik të vitit 1979. Në Isfahan po ashtu ka ndërtesa që janë pjesë e programit bërthamor të Iranit, përfshirë edhe uzinën nëntokësore për pasurimin e uraniumit në Natanz.

Kjo agjenci nuk dha detaje të tjera dhe nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur nëse Izraeli nisi një sulm.

Televizioni shtetëror iranian tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë hapur zjarr në disa provinca në mes të raportimeve se janë parë dronë në qiellin iranian.

Asnjë zyrtar në Teheran nuk e ka pranuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se Irani është nën sulm dhe ushtria izraelite nuk ka komentuar ende.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se nuk ka vërejtur ndonjë dëm në ndërtesat bërthamore në Iran. Më herët gjatë kësaj jave, flitej se ndërtesat bërthamore mund të ishin cak i mundshëm nëse Izraeli do të niste një sulm ajror brenda Iranit.

Një prej ndërtesave kryesore bërthamore të Iranit, instilacioni në Natanz, gjendet në Isfahan. Ndërtesa të tilla kanë përjetuar sulme sabotuese për të cilat Teherani ka fajësuar Izraelin.

“ANEB-i mund të konfirmojë se nuk ka dëme në ndërtesat bërthamore të Iranit”, tha kjo agjenci vëzhguese e Kombeve të Bashkuara përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

“Drejtori i përgjithshëm, Rafael Grossi, vazhdon të bëjë thirrje për vetëpërmbajtje ekstreme nga të gjithë dhe përsërit se ndërtesat bërthamore asnjëherë nuk duhet të jenë cak i konflikteve ushtarake. ANEB-i po monitoron nga afër situatën”.

Po ashtu, më 19 prill u raportua se sulmet ajrore izraelite kanë goditur pozicionet e ushtrisë siriane në jug të Sirisë.

Sipas agjencisë AFP, Rami Abdel Rahman, kreu i Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë me seli në Britani – tha se sulmet, që ia atribuoi Izraelit, “shënjestruan një instilacioni të radarit të ushtrisë siriane” që gjendej midis provincës Sveida dhe Dara.

Teherani lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa kundër Izraelit në mëngjesin e 14 prillit. Pothuajse të gjithë dronët dhe raketat u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes së Izraelit, por edhe u penguan nga forcat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Britanisë dhe Jordanisë.

Sulmi i Teheranit gjerësisht ishte pritur në Izrael, pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit ndaj ndërtesës së Ambasadës iraniane në Damask të Sirisë, më 1 prill. Në atë sulm u vranë dy gjeneralë iranianë.

Që atëherë, diplomatët dhe politikanët në mbarë botën, duke pasur frikë nga një përshkallëzim i madh luftarak në Lindjen e Mesme, kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, teksa prisnin përgjigjen e Izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më 17 prill se Izraeli do të vendosë si dhe nëse do t’i përgjigjet sulmit të paprecedent në tokën e tij.

Për dekada të tëra, Izraeli dhe Irani janë armiq të përbetuar. Por, ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë ndaj tokës së njëri-tjetrit, në vend se të përdorin forca aleate që të sulmojnë asetet e njëri-tjetrit që operojnë në shtete të treta./rel

Back to top button