Izraeli vret mbi 330 persona në Gaza

Të paktën 330 persona janë vrarë në Gaza nga sulmet e ushtrisë izraelite, që u kryen në natën e së martës, ka raportuar BBC-ja.
Ushtria e Izraelit ka thënë se po kryen sulme në shkallë të gjerë pasi në bisedimet për zgjatje të armëpushimit nuk u arrit marrëveshje. Kjo shënon valën më të madhe të sulmeve ajrore që nga 19 janari, kur hyri në fuqi armëpushimi.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli tash e tutje do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje.
Hamasi u shpreh se Izraeli shkeli armëpushimin.
Ushtria izraelite po ashtu ka lëshuar urdhrin për kryerje të operacioneve tokësore.