Izraelitët shpërthejnë në protestë për të kërkuar armëpushim pasi 6 pengje vdiqën në Gaza
Bizneset, shkollat dhe transporti në të gjithë Izraelin po preken nga një protestë e përgjithshme e thirrur për të kërkuar që qeveria të bjerë dakord për një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë Izraelin të dielën pasi trupat e gjashtë pengjeve u gjetën nga ushtarët nga Gaza.
Disa fluturime në aeroportin Ben Gurion, qendra kryesore e tranzitit ajror të Izraelit, janë ndërprerë sot , ndërsa protestuesit kanë bllokuar disa rrugë.
Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, ku 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng. Gjithsej 97 robër mbeten të pagjetur
Në Gaza, 40,786 njerëz janë vrarë që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi./21Media