J.Buxhovi dhuron libra për bibliotekën “R.Musliu”

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi i dhuron mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu” në Viti
Në shenjë nderimi të jetës dhe krijimtarisë së publicistit të ndjerë Ramadan Musliu, emrin e të cilit e mbanë edhe biblioteka e qytetit të Vitisë, historiani, publicisti dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, i ka dhuruar sot mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”.
Biblioteka e Vitisë u pasurua edhe me romanët “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”, “Dosja B”, “Mona” dhe “Rrushja” si dhe veprat historiografike “Kosova – histori e shkurtër”, “Kosova (1-5)”, “Maqedonia – nga antika deri te koha jonë”, “Dardania – antika, mesjeta”, si dhe vepra me poezi të zgjedhura “Shtjellë shpirtërore” e autorit Ramadan Musliu.
Në emër të shkrimtarit Jusuf Buxhovi, dorëzimin e këtyre librave për bibliotekën e Vitisë, e ka bërë vëllau i të ndjerit Ramadan Musliu, Halil Musliu.
Përndryshe, një pjesë e madhe e librave të dhuruara nga autori Jusuf Buxhovi, janë të redaktuara nga publicisti i ndjerë vitias, Ramadan Musliu./21Media

Back to top button