Ja çfarë diskutoi Zelensky me kryeministrin Izraelit
Zelensky flet me kryeministrin izraelit Naftali Bennett
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri izraelit, Naftali Bennett folën të shtunën në mbrëmje për mënyrat e ndalimit të luftës në Ukrainë dhe përpjekjet e Izraelit për të zgjidhur konfliktin.
Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett.
Pas thirrjes, Zelensky shkroi në ”Twitter” se ai foli me Bennett për agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale.
Më herët, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që të pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës./21Media