Ja çfarë duhet të bëni nëse dikujt pranë teje i bie të fikët

Ndodh që njerëzve t’u bjerë të fikët edhe pa ndonjë shkak. Por ka disa gjendje shëndetësore që rrisin rrezikun e të fikëtit. Për shembull, grave shtatzëna mund t’u bjerë të fikët sepse dehidrohen lehtë dhe njerëzit që kanë përjetuar një frikë ose dhimbje mund ta humbasin vetëdijen për një periudhë të shkurtër kohe. Është e vështirë ta kuptosh nëse dikujt po i bie të fikët, por disa shenja paralajmëruese përfshijnë gogësimë e shpeshtë, marramendje dhe të përziera.

Hapi 1: Siguroje personin!
Shtrijeni personin me shpinë!
Sigurohu që ai merr frymë!
Ngriji këmbët mbi nivelin e zemrës që të qarkullojë gjaku në tru!
Nëse ai ka veshur bluze me jakë të mbërthyer, rrip ose veshje të ngushtë, liroja!

Hapi 2: Mundohu ta rikthesh në jetë!
Sigurohu që ka mjaftueshëm ajër rreth tij! Hap një dritare ose largo njerëzit e tjerë.
Nëse nuk e ka ngrënë një vakt, jepi lëng frutash, ose diçka të ëmbël për të rritur nivelin e sheqerit në gjak.

Hapi 3: Ktheje personin në një anë!
Nëse ka të vjella ose gjakderdhje nga goja, ktheje në një anë!
Hapi 4: Telefono një mjek!
Zakonisht, dikush që i ka rënë të fikët do të zgjohet brenda 20 sekondave. Ju duhet të telefononi një mjek nëse personit:
-I bie të fikët më shumë se një herë në muaj
-Është shtatzënë, vuan nga zemra ose ndonjë sëmundje tjetër.
-I është mavijosur buza, ose fytyra.
 

Back to top button