Ja çfarë përmban platforma e votuar sot nga Ekipi Shtetëror Negociator
Nitaj ka treguar disa nga parimet që i përmban platforma e dialogut Ekipi shtetëror për bisedimet me Serbinë e ka miratuar sot platformën pas sugjerimeve të marra edhe nga udhëheqësit e shtetit. U tha
Nitaj ka treguar disa nga parimet që i përmban platforma e dialogut
Ekipi shtetëror për bisedimet me Serbinë e ka miratuar sot platformën pas sugjerimeve të marra edhe nga udhëheqësit e shtetit. U tha se kjo platformë është e bazuar në kushtetutën e vendit dhe mbron interesat e Kosovës.
I ftuar në emisionin debatues “Click” të RTV21, deputeti nga anët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka treguar disa nga parimet që i përmban platforma e dialogut e votuar nga Ekipi Shtetëror Negociator.
Nitaj ka thënë se janë diku nëntë parime dhe gjitha ato janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Parimi i parë thotë se qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të siguroj njohje dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës si shtet i pavarur me zotime ligjërisht të detyrueshme”, ka thënë Nitaj.
Ai tha se në parimin e dytë thuhet se nuk ka marrëveshje për asgjë nëse nuk do të ketë marrëveshje për gjithçka.
Nitaj ka veçuar edhe parimin e shtatë që siç tha është thelbësor, elementar “Çdo marrëveshje përfundimtare duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila parasheh që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i pa tjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj neni 2, pika 2 Integriteti territorial i Kosovës garantohet gjithashtu edhe me të drejtën ndërkombëtare”.
Platforma e dialogut do të dorëzohet nesër në Kuvend./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





