Ja kur do të ekzekutohen pagesat e dyfishta të asistencës sociale dhe punëtorëve të sektorit publik

Qeveria e Kosovës të premten ka ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për pensionistët.
Ndërkaq, sot përmes një postimi në ”Facebook”, Qeveria ka bërë me dije se javën tjetër do të ekzekutohen pagesat e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me prezantimin e masave të reja të pakos së mbështetjes për qytetarët, pati vendosur që në kuadër të tyre të dyfishohet vlera e asistencës sociale për muajin prill, ndërkohë me nga 100 euro do të mbështeten pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe privat si dhe studentët.
Sipas Kurtit, janë rreth 800 mijë qytetarë të Kosovës që do të përfitojnë nga këto shtesa të ndara nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike./21Media

Back to top button