Ja kur do të mbahet ndeshja e dyte finale mes Lubotenit dhe Pejës

Federata e Volejbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbahet spektakli i finaleve të playoffit për ndeshjen e dytë mes Lubotenit dhe Pejës.
Pejanët kanë çdo arsye të jenë të motivuar për këtë përballje, një fitore eventuale në të cilën do t’i ofronte edhe më shumë nga titulli, pasi ndeshjen e parë e kishin fituar me rezultat 3-1 (25-13, 23-25, 25-11, 25-16) në sete.
Në anën tjetër, Lubotenin e pret një test i vështirë, por në takimin e parë dha indikacione se mund t’i shkaktojë probleme kundërshtarit me lojën e fortë që tregoi, sidomos në setin e dytë, teksa si nikoqir do ta ketë përkrahjen edhe nga tribunat.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:15, në palestrën ‘Bill Klinton’ në Ferizaj./21Media

Back to top button