Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më katërmbëdhjetë (14 korrik 2025) do të mbahet ankandi i tetë me radhë për vitin 2025. Siç njofton MF, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatami”, thuhet në njoftim.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.