Ja pse fëmijët vjellin shpesh, Pediatrja Zana Olloni shpjegon shkakun kryesor…

Pediatrja Zana Olloni e ftuar në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 ka folur për problemet shëndetësore të fëmijëve gjatë këtyre muajve të nxehtë të verës, e sidomos për vjelljet dhe barkqitjet.
Ajo u shpreh se sivjet situata ka qenë e menaxhueshme për punëtorët shëndetësor.
“Kjo sezonë ka qenë mjaft e lodhshme për ne punëtorët shëndetësorë, por ka qenë e menaxhueshme, dhe kohëve të fundit më shumë është trendi viral sidomos përmendet Rotavirus dhe në pediatri është shkaktari më i shpeshti i numrit të barkqitjeve dhe vjellurave mirëpo përpos këtyre kemi edhe shkaktarë tjerë domethënë shkaktarët infektivë që hyn bakteriet, viruset, fungjet dhe janë edhe parazitët pra edhe infeksionet parazitare mund të çojnë deri te vjelljet dhe deri te barkqitjet“, tha ajo./21Media