Ja si mund t’i shëroni në mënyrë natyrale duart e plasaritura nga i ftohti

Meqenëse jemi në këto kohë dimri dhe shpesh duart na plasariten nga i ftohti, ekzistojnë disa metoda se si ju mund t’i kuroni.
Kamomili -është një përbërës shumë i mirë për plasartijen e duarve. Zieni pak kamomil, lejeni të ftohet dhe më pas futuni duart për 10-15 minuta në të. Lejini të thahen duart pa i fërkuar ato.
Maska me avokado -mund të ishte një zgjidhje. Copëtoni një avokado, më pas shtoni pak gjalpë dhe pak vaj ulliri. Me masën që do të përftohet masazhoni duart dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas thajini duart mirë dhe do ti ndjeni ato shumë të buta.
Vendosni doreza- dorezat nuk duhet ti ndani nga duart tuaja, kur jeni duke larë enët, pasi detergjentë të ndryshëm ashpërsojnë lëkurën tuaj, gjithashtu edhe në të ftohtë rekomandohet që të mbahen.
Aplikoni kremin- Ekspozimi në diell e thanë lëkurën tuaj. Rrezet e diellit edhe në këtë periudhë janë shumë të rrezikshme, kështu që mos iu ndani kremit.

Back to top button