Ja si u dukën yjet në ceremoninë e “Grammy Awards 2022″
Ceremonia e shpërblimeve për muzikë “Grammy Awards 2022” u mbajt të dielën në Los Angelos.
Fituesi kryesor i mbrëmjes ishte Jon Batiste, i cili u shpërblye me pesë çmime, përfshirë këtu çmimin për Albumin e Vitit “We Are”. Në ngjarje ishte e pranishme edhe ylli botëror me prejardhje kosovare, Dua Lipa, por ajo kësaj radhe shkoi atje për të prezantuar çmim.
Lipa si çdo herë u duk mahnitëse. Ajo tërhoqi vëmendje me një kostum të zi Versace, por edhe me flokët, tani të bardha.
Edhe yjet tjera u dukën të veçanta me veshjet e tyre, fotografi të të cilëve ju sjellim më poshtë.
Si zakonisht edhe në “Grammy Awards 2022” pati performime muzikore. Në mesin e atyre që interpretuan për publikun ishin: Lady Gaga, Silk Sonic, Olivia Rodrigo, Lil Nas X, John Legend, BTS, Billie Eilish etj./21Media