Jakaj: Gjykata Kushtetuese konsultohet me Komisionin e Venecias, mund të vazhdohet masa e përkohshme

(Lajm i përditësuar)
Jakaj: Gjykata Kushtetuese konsultohet me Komisionin e Venecias, mund të vazhdohet masa e përkohshme
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në “Click” të RTV21, foli për mundësin e vazhdimit të masës së përkohshme nga Gjykata për konsitutimin e Kuvendit.
‘Gjykata Kushtetuese është duke u konsultuar me Komisionin e Venecias, dhe nuk përjahtohet mundësia që te kemi vazhdim të masës së përkohshme për shkak se Komisioni i Venecias është në pushim”, tha Jakaj.
Ai tutje ka shtuar se ”Gjykata nuk ka me sjell një zgjidhje politike, ka me te tregu se a është shkel ligjshmëria”.
Jakaj kritikon vendimin e Osmanit: Konferencë e paprecedent, ajo zakonisht e ka mbrojtur Kushtetuesen
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në “Click” të RTV21, ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese për shkak të përfshirjes së gjyqtarit Radomir Laban.
Jakaj konferencën e djeshme të Presidentës e quajti konferencë të paprecedent, duke theksuar se për dallim nga figurat e tjera politike që shpesh kanë sulmuar këtë institucion, Osmani ka qenë zakonisht ndër mbrojtëset më të zëshme të Gjykatës Kushtetuese.
“Prej kohës kur është themeluar Gjykata Kushtetuese, ose gjatë kësaj legjislature, më shumë kemi parë ministra, kryeministra dhe deputetë që e kanë sulmuar Gjykatën Kushtetuese. Presidenten nuk e kemi parë ta bëjë këtë; përkundrazi, më shumë e kemi parë duke e mbrojtur atë,” tha Jakaj.