Jakup Ferri do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut

Artisti, Jakup Ferri do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e 59-të Ndërkombëtare të Artit në Venedik.
Kosova do të prezantohet me projektin “The Monumentality of the Everday”, sipas MKRS-së.
Gjithashtu, vendimi për përzgjedhjen e Ferrit është marrë nga ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, në bazë të propozimit të bërë nga komisioni për përzgjedhjen e përfaqësuesit të Kosovës për në Bienalen e Artit në Venedik 2022.
Ekspozita e 59-të Ndërkombëtare e Bienales së Artit në Venedik do të zhvillohet nga data 23 prill deri më 27 nëntor 2022./21Media

Back to top button