Jakup Krasniqi me kollare me shqiponjë në fjalimin para trupit gjykues

Në paraqitjen e tij para trupit gjykues në Hagë, Jakup Krasniqi u shfaq me një detaj simbolik në veshjen e tij – një kollare me shqiponje.
Ai gjatë fjalës së tij përfundimtare ndër tjerash kërkoi nga trupi gjykues në Hagë që të gjykojë secilën provë me durim, për çka tha se nuk do të gjejnë “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.