Jakupi: Çdo cep i Kaçanikut do të furnizohet me ujë të pijshëm
Kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të komunës së Kaçanikut, Shkëlqim Jakupi sot në debatin për zgjedhjet lokale në RTV 21 ka shpalosur programin e tij për Kaçanikun.
Jakupi gjatë fjalimit të tij ka theksuar se plani i tyre parasheh që çdo cep i komunës së Kaçanikut të furnizohet me ujë.
Tutje Jakupi ka theksuar se sa i përket infrastrukturës është me rëndësi ndërtimi i rrugës Runjevë-Stagov-Kaçanik i vjetër-Gërlicë.
Në garë për kryetar të Kaçanikut janë pesë kandidatë: KASTRIOT BUSHI garon si kandidat i pavarur, LËVIZJA VETËVENDOSJE! garon me JETON RAKA, Lidhja Demokratike e Kosovës garon me SHKELQIM JAKUPI, Partia Demokratike e Kosovës me BESIM ILAZI i cili deri tash ka udhëhequr me Kaçanikun në mandatin paraprak dhe SHUKRI LUTA garon si kandidat i pavarur.
Në Kaçanik janë 32 mijë e 647 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. /21Media