Janari “i nxehtë” për shoferët, mbi 15 mijë gjoba nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 15,426 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Sipas Policisë, kontrollet dhe mbikëqyrja e trafikut po vazhdojnë me përdorimin e veturave me pajisje inteligjente dhe radarëve mobilë, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

Policia ka theksuar se respektimi i sinjalizimit rrugor dhe kufizimit të shpejtësisë është përgjegjësi e çdo pjesëmarrësi në trafik, duke rikujtuar se siguria në komunikacion mbetet një prioritet i përhershëm.

Back to top button