Janë vjedhur dy motoçikleta nga Posta

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se sot në Stacionin Policor në Aerodrom është denoncuar se janë vjedhur dy motoçikleta në pronësi të Postës.

Siç u bë e ditur në njoftim, vjedhja dyshohet se ka ndodhur prej 2 deri më 3 shkurt 2021.

“Më 19 shkurt 2021, në ora 09:00 në Stacionin policor në Aerodrom është denoncuar se gjatë periudhs 02/03.02.2021 në selinë e Postës në rrugën “Nikolla Karev”, nga person i panjohur janë marrë dy motoçikleta, në pronësi të Shoqërisë Aksionare “Posta e Maqedonisë së Veriut”, u bë e ditur në njoftim.

Ndërkaq, po ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e rastit, shkruan TV21./21Media

Back to top button