Januzaj bie në radarin e skuadrës së Premier Ligës

 
Southamptoni është lidhur me shumë emra që mund të ofrohen në këtë afat kalimtar veror dhe i fundit që po përmendet është anësori dhe përfaqësuesi belg, Adnan Januzaj.
Sipas një raporti nga “Sportëitness”, Southamptoni dhe Brightoni janë të interesuar për 26-vjeçarin i cili dikur premtonte shumë para se të fillonte një rënie e karrierës së tij.
Ai aktualisht është në Real Sociedad dhe ka qenë i lidhur me disa klube të Premier Ligës gjatë disa sezoneve të fundit. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm kështu që klubi mund të kërkojë ta shesë atë për të rikuperuar disa prej milionave që i kishte shpenzuar për shërbimet e tij (8.5 milionë), sa ishin paguar te Manchester United në vitin 2017.
Southamptoni është i interesuar për një sulmues krahu në këtë verë dhe Januzaj emri që gjindet në listën e të preferuarve.

Back to top button