Januzaj largohet nga Manchester United

Anësori i Manchester United Adnan Januzaj do të largohet përfundimisht nga Djajtë e Kuq në fund të sezonit

Si destinacion më i përfolur për kosovarin reprezentues i Belgjikës është skuadra turke Fenerbahce raporton Takvim, transmeton rtv21.tv.

Pas shpërthimit në skenë në vitin 2013 zhvillimi i 22 vjeçarit u ndalua në masë të konsiderueshme, dhe pas dy huazimeve tek Borussia Dortmund dhe Sunderland, Jose Mourinho është i gatshëm që ta lejojë largimin e tij nga skuadra./21Media

Back to top button