Japoni-Kroaci, formacionet e mundshme

Kroacia do ta kërkojë sot një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar, por nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi do të ballafaqohet me Japonin.
Japonezët erdhën në këtë fazë pasi e mposhtën Spanjën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve me rezultat 2-1 dhe janë tejet të motivuar që ta ndjekin edhe më tutje ëndrrën e tyre në këtë kompeticion të madh.
Kroatët vijnë në këtë përballje të kompletuar, kurse në radhët e Japonisë do të mungojnë Hakura për shkak të kartonëve dhe Kubo për shkak të lëndimit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Al Janoub Stadium” me fillim nga ora 16:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Japonia (3-4-3): Gonda; Tomiyasu, Yoshida, H Ito; J Ito, Endo, Tanaka, Nagatomo; Doan, Asano, Kamada.
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Kramaric, Livaja, Perisic.

Back to top button