Japonia do të rihapë ambasadën në Kiev

Japonia do të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të mërkurën pas një mbyllje shtatë mujore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur të rihapim ambasadën japoneze në Kiev duke marrë parasysh masat e mjaftueshme të sigurisë,” u tha gazetarëve në një konferencë shtypi shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.
Japonia mbylli përkohësisht ambasadën e saj në Kiev në fillim të marsit, duke transferuar anëtarët e stafit dhe operacionet në një zyrë të përkohshme ndërlidhëse në qytetin perëndimor të Lviv. Stafi i ambasadës u largua nga Ukraina më vonë atë muaj pasi pushtimi rus i Ukrainës u intensifikua.
Lëvizja e Japonisë të mërkurën vjen pasi vende të tjera të Grupit të Shtatë gjithashtu rifillojnë operacionet diplomatike në Ukrainë./21Media

Back to top button