Japonia rritë sigurinë për shkak të Koresë Veriore

Japonia po bashkëpunon me SHBA-të për të bindur Korenë Veriore që të përmbahet nga provokimet

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë ka njoftuar  se gjendet në “nivel të lartë të mbikëqyrjes” dhe se “ka ndërmarrë të gjitha masat e mundshme”, në mënyrë që të përgjigjet ndaj çdo situate të paparashikuar në Gadishullin Korean, ku Koreja Veriore po paralajmëron luftë dhe prova të reja nukleare, transmeton AP.

Po ashtu, ministria njoftoi se Japonia po bashkëpunon me SHBA-të, Korenë Jugore dhe vendet tjetra, si dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të bindur Korenë Veriore që të përmbahet nga provokimet e mëtutjeshme dhe të sillet në pajtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara, të cilat ndalojnë zhvillimin e teknologjisë së raketave./21Media

Back to top button