Japonia sanksionon edhe 17 rusë të tjerë
Japonia do të ngrijë asetet e 17 rusëve të tjerë, tha Ministria e Financave e vendit në një deklaratë të martën.
Objektivat e sanksioneve të reja përfshijnë anëtarët e familjes së miliarderit rus, Yuri Kovalchuk, ligjvënës nga parlamenti rus dhe oligarkun rus Viktor Vekselberg, sipas ministrisë, transmeton rtv21.tv.
Lëvizja e fundit e çon numrin total të rusëve të shënjestruar nga ngrirja e aseteve të Japonisë në 61./21Media