Jasharaj: Qeveria të ndryshojë qëndrim, nëse i do shkollat me nxënës
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media u shpreh se greva do të vazhdojë pasiqë Qeveria nuk po tregon vullnet për dialog.
Jasharaj tha se greva s’po zbehet dhe është unike. Ai shtoi se Kryeministri Albin Kurti e Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci duhet t’i bëjnë ftesë BSPK-së për dialog.
Jasharaj tha se nëse kryeministri Kurti ka vullnet të bisedojë me ta, çështja e grevës kryhet brenda një dite.
“Ne nuk po shkelim të drejta të askujt por nuk është mirë të tentohet në opinion se po shkelen të drejtat e dikujt. Grevën e kemi përdorur pas 9 muajve, qeveria s’e ka bërë asnjë angazhim por vetëm me fyerje. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me qeverinë nëse ata na thërrasin. Po pati dëshirë dhe vullnet, çështja do të kryhej brenda një dite. Të drejtat e fëmijëve po e shkel qeveria e cila nuk po ulet të bisedojë me ne. I ka pasë 9 muaj kohë që t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve”, tha ai./21Media