Kaloni te përmbajtja kryesore

Jasharaj: Si mund të monitorohen mbi 23 mijë mësimdhënës me 35 inspektorë?

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, sonte u shpreh se po të provojë Qeveria të bëjë test për mësimdhënësit, do ta bojkotojnë atë, pasi tha se është nënçmues.
Ai në emisionin “Argument Plus” të RTV21 tha që të shtohet sektori i inspektorëve profesional.

Kreu i SBASHK-ut deklaroi se u duhen inspektorë.
“Numri që e kanë përmend së fundmi është 35 në nivel të MASHTI-t, në bazë të një raporti që e ka bërë Dëfrim Gashi, si kryeinspektor do ta quaja, 35 në krejt Kosovën. Ne i kemi diku 23 mijë e 400 punëtorë të arsimit që ne i themi me ditar”, shtoi Jasharaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button