Jashari: Abdixhiku do të ikë nga posti i kryetarit të LDK-së

(Lajm i përditësuar)
Jashari: Abdixhiku do të ikë nga posti i kryetarit të LDK-së
Analisti Shemsi Jashari ka vlerësuar se rezultati zgjedhor ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke paralajmëruar se pa ndryshime nuk pritet rritje elektorale.
“Abdixhiku do të ikë nga posti i kryetarit të LDK-së me këtë rezultat. Nëse Abdixhiku vazhdon të mbetet kryetar i LDK-së, nuk pritet të ketë rritje të LDK-së”, tha Jashari.
Jashari për LDK-në: Pozicionimi i Abdixhikut ndikoi në rezultat
Analisti politik, Shemsi Jashari, në Click të RTV21, ka folur për arsyet që, sipas tij, e penalizuan Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhje. Ai theksoi mungesën e një pozicionimi të qartë politik dhe debatet e brendshme si faktorë kyç të humbjes.
“Refuzimi për të qenë as me njërën palë e as me tjetrën duket se e ka lënë pa pozicion Lumir Abdixhikun. Sidomos përfshirja e disa figurave në listën për deputetë dhe mungesa e një debati të hapur të brendshëm. Konkretisht, heshtja e Agim Veliut e ka penalizuar LDK-në. Liderët duhet të marrin përgjegjësi, dhe kjo përgjegjësi duhet të përfundojë me ofrimin e dorëheqjes për t’u hapur rrugë hapave të tjerë”, tha Jashari./RTV21/21Media