Jashari: Abdixhiku ka probleme brenda partisë – deputetët kundër VV e PDK

(Lajm i përditësuar)
Jashari: Abdixhiku ka probleme brenda partisë – deputetët kundër VV e PDK
Analisti politik Shemsi Jashari, në “Click” të RTV21, ka thënë se Lumir Abdixhiku nuk do ta pranonte lehtë një ofertë për koalicion nga Lëvizja Vetëvendosje, jo vetëm për shkak të qëndrimit të tij personal, por edhe për faktin se në LDK ekzistojnë disa linja të ndryshme brenda grupit parlamentar.
”Lumir Abdixhiku ka probleme brenda subjektit politik, pasi që ka minimimmi 3 ose 4 qendrime të deputetëve të vet, ki deputet të LDK-së që thonë nuk e votoj kurrë, PDK ka deputet që thonë duhet t’i kalojmë këto dhe të krijohen institucionet, ka deputet që thonë kurr nuk e votoj VV-në”, tha Jashari.
Jashari: Kurti shkelte Kushtetutën, Osmani heshti
Analisti politik Shemsi Jashari, në emisionin “Click” të RTV21 ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani për mungesë reagimi ndaj, siç tha ai, shkeljeve të Kushtetutës nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
”Presidentja ka heshtur disa herë për shkelje të Kushtetutës, nuk do të mund ta ndalte Kurtin ta shkelte Kushtetuën, por të paktën është dashtë të ketë reagim”, tha Jashari.
Jashari: Presidentja luajti rolin për të mos e hidhëruar Kurtin
Analistit politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 ka komentuar takimin e fundit të Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike, takim që synon zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
Sipas Jasharit, veprimet e Presidentes u karakterizuan nga kujdesi për të mos e zemëruar Kryeministrin Kurti, ndërsa nisma për thirrjen e takimit nuk ishte e saj, por e imponuar nga rrethanat.
”Ajo se çka u pa sot nga ana e Presidentës ishte një kujdes maksimal mos me lendu sedrën e Kurtit, u kujdes maksimal që të luaj rolin që Kurti mos të hidhërohet me ndonjë deklaratë të saj, edhe vet inicative që kjo t’i ftojë partitë politike nuk ka qenë e saj”, tha Jashari./21Media