Jashari: Institucionet t’a kushtëzojnë palën serbe për çështjen e të pagjeturve

 
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se Dita e të Pagjeturve, i gjenë edhe këtë vit 1637 familje duke mos ditur ende asgjë për fatin e me të dashurve të tyre. “Sot 22 vite pas luftës, e shohim se sa të pafuqishme janë institucionet tona përballë kësaj çështje të rëndësishme dhe njëkohësisht vihet në pah se sa shumë kemi punë për të bërë në mënyrë që të zbardhim fatin e personave të pagjetur”, ka thënë Kryetari i Skenderajt.
Ai ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’a kushtëzojnë palën serbe për çështjen e të pagjeturve.
“Institucionet tona duhet t’i japin prioritet çështjes së të pagjeturve, kudo në takimet që kanë me palën serbe, në mënyrë që këtë të fundit t’a kushtëzojnë që sa më parë të jap përgjegjësi për krimet e bëra dhe fatin e të pagjeturve”, ka thënë Jashari.
Ai ka shkruar në Facebook se si kryetar komune do jetë gjithmonë afër familjeve të të pagjeturve “dhe do të vazhdojë të ngrisë zërin tim dhe zërin e qytetarëve, në mënyrë që sa me parë ta mbyllim këtë plagë të madhe të shoqërisë sonë”./21Media

27 Prilli, Dita e të Pagjeturve, i gjenë edhe këtë vit familjet e 1639 të pagjeturve në pritje duke mos ditur ende asgjë…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, 27 April 2021

Back to top button