Jashari kritikon Deharin për drejtimin e seancave: Po shkel rregullat dhe Kushtetutën

Deputetja më e re në moshë Sala Jashari e cila bashkë me deputetin më të moshuar Avni Deharin po udhëheqin seancat e Kuvendit, ka fajësuar këtë të fundit për mos respektim të Kushtetutës.
“Pas kaq shumë dështimesh për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, është bërë e qartë: Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për Kryetare të Kuvendit.
Si deputete, ndjej frustrim që nuk mund të ndërhyj në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit.Por, për mua është parimore të respektoj rregullat dhe procedurat e Kuvendit, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, këtë standard nuk po e mban udhëheqësi aktual i seancave.Respekti për institucionet nuk tregohet me fjalë, por me vepra!”, ka shkruar Jashari në Facebook./21Media