Kaloni te përmbajtja kryesore

Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

Përmes një njoftimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës thuhet se fillimisht Jashari falënderoi Barduanin për shërbimin e tij si Komandant i KFOR-it, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për punën e tij.

“Të dy gjeneralët diskutuan për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së. Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale. Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u pajtuan për nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe më tutje, gjë që do të ishte në të mirën të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button