Jashari: Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia

Rifat Jashari në seancën e sotme solemne për nder të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” iu bëri thirrje deputetëve që të jenë të bashkuar ndaj Serbisë, që të “kalohet sfida dhe të ndahemi nga Serbia”.
Sipas tij,  deputetët duhet të jenë bashkë ndaj Serbisë, e pastaj të trajtohen çështjet e tjera.
“I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, familjarët e personave të zhdukur. Iu uroj shëndet, lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen…Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi më të tjerat”, tha ndër tjera Jashari./21Media

Back to top button