Jashari: Vendi ynë është pa burrështetas, e Albin Kurti nuk është edhe ma hiç

(Lajm i përditësuar)


Jashari: Vendi ynë është pa burrështetas, aq më pak Albin Kurti

Analisti Shemsi Jashari, në emisionin “Click” në RTV21, tha se aktualisht Kosova është pa burrështetas.

“Ka liderë të fuqishëm me vota, burrështetas që e vendosin interesin e shtetit para interesit të partisë dhe atij personal. Momentalisht në skenën politike nuk po duket që ka, e Albin Kurti nuk është as më së paku”, tha ai.

Ai tha se në të kaluarën liderët partiakë kanë bërë zgjidhje duke iu kushtuar elektoratit, duke përmendur kur Ibrahim Rugova e bëri kryeministër Ramush Haradinajn në vitin 2004, e Hashim Thaçi Isa Mustafën në vitin 2017.


Jashari: Përparim Rama, figura që do ta bashkonte LDK-në

Analisti Shemsi Jashari, në emisionin “Click” në RTV21, vlerësoi se e vetmja figurë që mund ta mbajë bashkë LDK-në dhe ta udhëheqë atë është kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Kur dy palë kanë mospajtime, zakonisht palës së tretë i hapet rruga. Zoti Lumir Abdixhiku e ka një strukturë të njerëzve të cilët e kanë mbështetur dhe i ka mbështetur për me marrë mandatin, por e ka edhe një pjesë të pakënaqur me qeverisjen e tij të brendshme në LDK, që kanë vendosur në heshtje me mbajt mospajtimin. Tash këto dy palë e kanë problem me u pajtu. Të vetmin opsion që e shoh real për me i mbajt të dy palët të paktën një mandat është një figurë që nuk është e përfshirë as në kampin A e as në kampin B, e që është Përparim Rama”, tha ai, duke shtuar se i njëjti ka pushtet në kryeqytet, post që sipas tij vjen pas kryeministrit.

Jashari shtoi se më e dobishmja për LDK-në është që kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, të hapë rrugë.


Jashari: Presidenti del nga zyra me shumë kompjutera e Dejona Mihalit

Analisti Shemsi Jashari, në emisionin “Click” në RTV21 tha se as anëtarët e Vetëvendosjes përve# kryetarit të saj dhe Albin Kurti dhe koordinatores, Dejona Mihali nuk e di se kush do të propozohet për president.

“Presidenti ose Presidentja kushdo që të vijë del nga zyra me shumë kompjutera e Dejona Mihalit, përdndryshe asnjë prej eksponentëve të LVV-së nuk është se e ka idenë se kush do të jetë”, tha Jashari./21Media

Back to top button