Javë e frikshme në komunikacion, për 5 ditë gjashtë viktima

Kosova shënoi edhe një tjetër aksident me fatalitet në orët e para të së premtes. Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 3 të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në një aksident trafiku në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.
“Sot me datën 24.07.2026 rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur një person (këmbësor) të gjinisë mashkullore. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë ato mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”.
Kosova këtë javë ka shënuar një bilanc tragjik si pasojë e aksidenteve me fatalitet.. Drejtori i Policisë në rajonin e Prishtinës Basri Shabani tha për RTV21 se për t’i parandaluar aksidentet kemi angazhuar ekipe shtesë gjatë verës, por për kundërvajtësit në trafik shqiptohen edhe gjoba të shumta.
“Ne flasim me statistika kemi ulje të aksidenteve”, tha Shala.
Të premten gjatë ditës u regjistruan edhe aksidente të tjera. Ndërkohë, bilanci negativ i aksidenteve me fatalitet flet për nevojën që autoritetet në Kosovë të reflektojnë, vlerëson eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala.
Shala përmend radarët statik të cilit sipas tij do të ndihmonin në uljen e këtyre aksidenteve.
“Ka nevojë për reflektim institucional. Të thirret vëmendja ndaj situatave që po gravon në të gjitha aspektet. Prandaj në këtë bazë duhet shtim të trupave policore por edhe ministria e infrastrukturës duhet të vendosë radarët statik nëpër rrugë që të minimalizohen aksidentet.”, tha Shala për rtv21
Sipas të dhënave zyrtare Policia e Kosovës nga janari deri në Qershor ka shënuar mbi 10 mijë aksidente. Prej tyre 45 aksidente me 46 viktima. Ndërkohë ekspertë të komunikacionin folën për statistika edhe më negative. Sipas tyre, brenda një viti cdo e treta vdekje në Kosovë është si pasojë e aksidenteve në komunikacion./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?