Javën e ardhshme në Kosovë mot kryesisht i vranët

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndyshueshëm.
Të hënën-Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetiut mesatar.
Të marten-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.
E mërkurë-Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, vranësira dhe intervale me diell. Vranësira më të theksuara parashihen për rreth relievit malor.
E enjte-Mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme.
E premte-Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.Temperaturat do të shënojnë rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve , ndërsa minimalet mbeten pothuaj konstante.
Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s./21Media

Back to top button