Javën e ardhshme temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se java e ardhshme do të karakterizohet me masa të ngrohta të ajrit, por të paqëndrueshme, me ç’rast pritet të ketë vranësira të çrregullta.
Temperaturat minimale në Kosovë do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 24-32 gradë.
“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak te prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Instituti bën të ditur se reshjet e breshrit që u shënuan ditëve të fundit në dia vende të Kosovës, shkaktuan dëme në shumë kultura bujqësore./21Media

Back to top button