Jeff Bezos nuk do të jetë më shef ekzekutiv i Amazon

 

 

Kompania Amazon njoftoi të martën se themeluesi i saj Jeff Bezos do të tërhiqet si shef ekzekutiv dhe të bëhet president ekzekutiv.

Vendin e tij do ta zë Andy Jassy, shef i operacioneve të Resë Kopjuterike në kompaninë Amazon. Ndryshimi në pozitat drejtuese të kompanisë do të bëhet në tremujorin e tretë.

Bezos premtoi se si president ekzekutiv do të qëndroj i angazhuar në nisma të rëndësishme të kompanisë, por gjithashtu tha se do të ketë kohën dhe energjinë e nevojshme për t’u përqëndruar te Fondi i Ditës 1, Fondi i Tokës Bezos, Origjina Blu dhe The Washington Post.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në SHBA, konsumatorët janë drejtuar gjithnjë e më shumë tek firma Amazon për blerjen e prodhimeve shtëpiake dhe të pajisjeve mjekësore.

Amazon angazhoi mbi 400 mijë punëtorë të tjerë dhe arriti fitime rekord gjatë pandemisë. Në korrik 2018, Jeff Bezos u shpall “njeriu më i pasur në historinë moderne”, kur pasuria e tij arriti në 150 miliardë dollarë. Në janar 2021, pasuria e tij ishte 185.7 miliardë dollarë./21Media

Back to top button