Jennifer Aniston poston për herë të parë foto me të dashurin e ri

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, ka publikuar në Instagram një fotografi me të dashurin e saj, gurunë e mirëqenies, Jim Curtis, duke konfirmuar kështu se është në lidhje.
Aktorja, përmes këtij postimi, i ka uruar Curtisit ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Postimi ka nxitur komente të shumta nga adhuruesit, të cilët e kanë uruar yllin për lidhjen e saj të re./21Media