Jennifer Lawrence bëhet nënë për herë të parë
Aktorja Jennifer Lawrence është bërë nënë për herë të parë.
Ylli i “Don’t Look Up”, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney.
Në shtator u bë e ditur se Lawrence dhe Maroney, të cilët u lidhën në qershor 2018, ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Çifti u fejua në shkurt 2019 dhe u martuan tetor.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se ata duan ta ruajnë privatësinë e tyre.
Deri më tani nuk është bërë e ditur as gjinia e as emri i bebit./21Media