Jennifer Lopez befason fansat në Grand Prix, krahasohet me Barbie

Jennifer Lopez ka ngjallur një ortek reagimesh me fotot e reja në Instagram, pasi këngëtarja mori pjesë në garën e Çmimit të Madh Formula 1 në Arabinë Saudite dhe fansat ishin veçanërisht të impresionuar me veshjen e saj.
Lopez zgjodhi për këtë rast një veshje të ngushtë rozë lateks, i cili i nxirrte në pah figurën e saj.
“Duke sjellë pak shkëlqim në F1”, ka shkruar ajo krahas fotove, të cilat janë pëlqyer nga mbi 340 mijë njerëz në vetëm pak orë.
“Latina Barbie”, “Është sikur ti ke shpikur ngjyrën rozë”, “F1 Barbie”, “Këtu është mbretëresha ime Barbie”, “Askush nuk mund të krahasohet me ty”, “Dukesh absolutisht e mrekullueshme”, Ti e ke fituar tashmë garën”, “Ne e duam JLo Barbie”, “Unë jam i fiksuar me ty”, “Ky është një pamje e përsosur dhe komenti”.
Lopez ka qenë së fundmi në fokus të një videoje virale. Tiktoker Khan e intervistoi këngëtaren në rrugë dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se ai nuk e njihte. Teksa kaloi pranë saj, influencuesi komplimentoi spontanisht stilin e veshjes së saj, më pas e ndaloi dhe e pyeti se çfarë bënte për të jetuar.
Lopez u befasua për një moment para se të përgjigjej se ishte aktore dhe këngëtare.
Khan më pas e pyeti se si quhej, gjë që e hutoi edhe më shumë këngëtaren. Në një moment, dy kalimtarë i thirrën këngëtares që i përshëndeti, por TikToker ende nuk dukej se e kuptonte se me kë po fliste.
“Ky djalosh po teston durimin e saj. Ajo u përpoq shumë të ishte e sjellshme”, “Ajo u befasua, por ajo vazhdoi bisedën gjithsesi”, “Gjuha e trupit të saj thotë se është shumë e ofenduar”, “Ai e shtypi egon e saj në dy minuta”, “Kjo është gjëja më e mirë që kam parë në pak kohë”, ishin komentet.