Jennifer Lopez dhe Ben Affleck martohen në Las Vegas

Tre muaj pasi u fejuan për herë të dytë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar.
TMZ ka raportuar se çifti i njohur si ‘Bennifer’ kanë marrë një licencë martese në qarkun Clark të Nevadës.
Licenca është marrë të shtunën dhe është në emrat e tyre ligjorë, Benjamin Geza Affleck dhe Jennifer Lynn Lopez.

Kjo është martesa e dytë për Affleck, i cili ka tre fëmijë nga lidhja me aktoren Jennifer Garner, me të cilën u shkurorëzua në vitin 2018.

J.Lo ka pas vetes tri martesa: me kamerierin kubanez Ojani Noa (shkurt 1997-janar 1998), valltarin Cris Judd (shtator 2001-qershor 2002) dhe këngëtarin Marc Anthony, me të cilin u nda në vitin 2011 pas shtatë vitesh martsë dhe ka fëmijë binjakë./21Media

Back to top button