Jep dorëheqje anëtarja e kryesisë së AAK-së

 

Sot Magbule Sadri Shkodra ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryesisë së AAK-së.

Shkodra ka thënë se lajmin ia ka kumtuar Kryetarit të partisë, Ramush Haradinajt.

”E nderuara anëtarësi e AAK-së, ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia. Deshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK”, ka shkruar Shkodra në facebook.

Tutje ajo ka shkruar se do të angazhohet për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja./21Media

Back to top button