Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve

Besim Curri ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të Odës së Avokatëve, pas publikimit të hulumtimit “Mashtrimit në emër të avokatëve” nga “Betimi për Drejtësi”.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve nëpërmjet një komunikate për media.
“Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij. Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështes profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor”, thuhet në njoftim./21Media