Jessie J tregon detaje mbi shëndetin

Artistja, Jessie J së fundmi, më 15 dhjetor mbajti një koncert në The Hotel Café në Los Angeles.
Jessie tregoi se pas koncertit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kështu, Jessie është artistja e fundit që bën të ditur se është prekur me koronavirus, në kohën kur variant i ri i Covid-19, Omicron po përhapet me shpejtësi.
Disa artistë ndërkombëtar që rezultuan pozitiv me Covid-19 janë edhe Hugh Jackman, Ëhoopi Goldberg, Debra Messing dhe LL Cool J.
Lajmi se Jessie ka rezultuar pozitiv me koronavirus erdhi në pak kohë pasi ajo bëri të ditur lajmin se i është nënshtruar një aborti të detyrueshëm.
Jessie ishte shtatzënë me fëmijën e parë, por gjërat fatkeqësisht nuk shkuan siç duhet për atë.
Ajo e përshkroi shtatzëninë si ndjenjën më të mirë, si një mrekulli, një eksperiencë të cilën s’do ta harrojë kurrë dhe të cilën është e bindur se do ta përjetoj prapë./21Media

Back to top button