Jesus refuzon Realin, kjo është dëshira e yllit të Cityt

Kampioni anglez Manchester City pasi që arriti të siguroj shërbimet e dy sulmuesve, Erling Haaland dhe Jualian Alvarez, pritet tani që ta humbasë yllin brazilian, Gabriel Jesus.
Siç spekulohet nga shumë media, Jesus është i pakënaqur me rolin e tij në skuadër si zëvendësues, kështu edhe po e synon largimin nga City.
Për shërbimet e yllit brazilian kanë shprehur interesim shumë skuadra, ndër to edhe ajo angleze Arsenal, dhe gjiganti spanjoll Real Madrid.
Por, siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, Jesus do t’i bashkohet këtë verë një skuadre të Premier Ligës, pasi që nuk e favorizon kalimin te Real Madridi.
Më tej, Romano tregon se Jesus po kërkon me çdo kusht largimin nga City, ku para disa ditësh agjenti i tij tregoi se ata janë në bisedime me Arsenalin, pasi që janë të bindur nga projekti i klubit londinez.

Back to top button