Jeta dhe aksionet heroike të Mensur Zyberajt

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorit i kombit, Mensur Sefer Zyberaj, i lindur më 7 korrik të vitit 1965 në fshatin Drenaj të Anadrinit. Heroi Mensur Zyberaj ishte ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së.

Në frymën e parimeve përgatitore të kalimit nga veprimtaria ilegale në veprimtari më të konsoliduar operative, ai ka marrë pjesë në aksionet sulmuese mbi stacionet dhe postblloqet e policisë serbe dhe është zbrazur Stacioni Policor i Drinasit (ish – Ratkocit) të cilin e kanë shkatërruar: Mensur Zyberaj, Feim e Bedrush Gashi me shokë, sot të gjithë dëshmorë të kombit. Pas këtij aksioni të suksesshëm për Grupin e Anadrinit, Mensuri e ka vazhduar veprimtarinë me Vehbi Muharremin, Bedri Zyberajn, Tafil Zyberajn e Muharrem Berishën dhe kanë përshpejtuar dinamikën për organizimin e rezistencës së armatosur në fshatrat e Anadrinit. Për ta realizuar këtë detyrë, Mensuri ka bashkëvepruar me luftëtarët e lirisë nga Drenica e Komandantit Legjenda,  Adem Jashari. Në Likoc e Açarevë është gjendur së bashku me Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Sabit Gecin, Sami Lushtakun e Xheladin Gashin – Plakun.

Rënia e dëshmorit Luan Haradinaj më 6 maj të vitit 1997 në “Qafën E Mullarit”, Mensurin e gjeti në Shqiponjë, ndërsa rënia e mësuesit Halit Geci në Llaushë, në Skënderaj. Së bashku me Bedrush Gashin, Feim Gashin, Haxhi Hotin dhe Sakip Bellaqën. Në Likoc marrin detyra për të vepruar në sektorin e logjistikës i cili kalonte nëpër Has. Kishte mbështetje nga i vëllaj Osman Zyberaj i njohur si “Baca i Vogël” e nga fqiu Isuf Sherif Gashi, “Baca i Madh” – dy shtylla në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 26 prill të vitit 1998, në fshatin Drenaj ka dalë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe fshati është shndërruar në kazermë, ndërsa me urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm është themeluar Shtabi Operativ Lokal, i cili shumë shpejt ka avancuar në nivelin rajonal të Anadrinit me stafin komplet dhe planin operativ për shtrirje. Punën e shtabit e ka drejtuar Mensur Zyberaj me ndihmën e vëllezërve Gashi; Bedrushit dhe Feimit. Me konstituimin e shtabit Operativ Rajonal, në ballë ka dalë Xhemë Gashi me: Gani Paçarizin, Selajdin Mullabazin, Selim Krasniqin, Isuf Gashin, Bedrush Gashin dhe Mensur Zyberajn. Pas aksionit të 26 prillit 1998, ndërmjet Krushës së Vogël e Piranës, më 12 maj kanë shpërthyer luftimet e para frontale ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave policore serbe në kodrinat pranë fshatrave: Franjakë, Bardhatin, Drenaj e Drinas.

Më 26 prill të vitit 1998, në fshatin Drenaj ka dalë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe fshati është shndërruar në kazermë, ndërsa me urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm është themeluar Shtabi Operativ Lokal, i cili shumë shpejt ka avancuar në nivelin rajonal të Anadrinit me stafin komplet dhe planin operativ për shtrirje. Punën e shtabit e ka drejtuar Mensur Zyberaj me ndihmën e vëllezërve Gashi; Bedrushit dhe Feimit. Me konstituimin e shtabit Operativ Rajonal, në ballë ka dalë Xhemë Gashi me: Gani Paçarizin, Selajdin Mullabazin, Selim Krasniqin, Isuf Gashin, Bedrush Gashin dhe Mensur Zyberajn. Pas aksionit të 26 prillit 1998, ndërmjet Krushës së Vogël e Piranës, më 12 maj kanë shpërthyer luftimet e para frontale ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave policore serbe në kodrinat pranë fshatrave: Franjakë, Bardhatin, Drenaj e Drinas.

Këto luftime kanë shënuar Betejën e Bardhatinit, në të cilën janë thyer forcat policore – ushtarake serbe, ndërsa në radhët e luftëtarëve të lirisë janë përjetësuar: Milaim Krasniqi e Elmi Morina e Mensurit i është plagosur rëndë i vëllaj Osmani. Por atyre ditëve, pas betejës së Balincës e Grykës së Llapushnikut, luftimet janë shtrirë në Rrafshin e Anadrinit.

Pas thyerjes së forcave serbe në Gardhisht, policia ka kurthyer “Pritën e Përudhës”, ndërmjet fshatrave: Fortesë e Xërxë në të cilën Mensurit i janë përjetësuar: Përparim Thaçi i Landavicës, Sakip Bellaqa i Burimit të Epërm dhe Feim Gashi i Drenajt e është plagosur rëndë Islam Gashi, por Mensuri ka qëndruar i pathyshëm dhe ka vazhduar luftën, e cila ka qenë e shtrirë nëpër fshatrat e Anadrinit. Më 6 qershor, Mensur Zyberaj është gjetur në luftimet e Drinasit kurse më 18 – 19 qershor në Bokat e Kromnikut.

Më 17 korrik 1998 “Komandant Pesqinshi” ka qenë në luftimet për Rahavecin, kurse më 18 korrik në Betejën e Fortesës ka mbetur pa Gani Paçarizin, pa Agim Kelmendin, pa Tafil Zyberajn e pa Skënder Jahë Kastratin.

Por, menjëherë pas luftimeve të korrikut, është hetuar zbehja logjistike prandaj Mensur Zyberaj është angazhuar sërish në korridorin logjistik: Drenaj – Celinë – Rogovë – Kushnin – Cahan, në të cilin ka vepruar deri më 27 tetor 1998, kur u ka prirë shokëve për t’u riarmatosur. Më 6 nëntor ka mbetur pa Xhelal Hajdën e Selajdin Mullabazin, kurse më 3 dhjetor në Gurrazhub i është përjetësuar bashkëluftëtari dhe shoku i idealit, profesor Muhamet Malësori.

Më 12 dhjetor, ai është rreshtuar në “Eshalonin e Mujë Krasniqit” dhe me luftime nëpër dëborë e stuhi ka arritur edhe një herë në Kosovë, por tash pa dyzetë shokë e pa dhëndrin Isaj Muharrem Morina nga Franjaka e Anadrinit.

Marsi i vitit 1998, dëshmorin e kombit, Mensur Zyberaj e ka gjetur nëpër luftimet përreth “Qafës së Pagarushës”, prilli nëpër “Malet e Berishës” prej nga ka zbritur në Rrafshin e Anadrinit; aty është gjetur së bashku me komandant Tahir Sinanin dhe koordinojnë taktikën për t’u inkorporuar në operacionin “Shigjeta” në drejtim të magjistrales Prizren – Gjakovë e së andejmi deri në fshatrat përreth Drinit të Bardhë.

Më 26, 27 e 28 maj të vitit 1999, Anadrini është rrethuar përsëri pasi që forcat e mëdha serbe kanë ndërmarrë “krehjen me këmbësori” prej “Rrihjeve” të Rahavecit në drejtim të “Hamoceve”, “Pisjakut”, “Bërnajakës”, “Rrapishteve”, “Izbishtit” e kah “Lugu i Qëndresës”, ndërmjet fshatrave: Nagac, Hoçë e Vogël, Brestos, Zaçisht, Apterrush, Reti, Reti e Ulët dhe Qëndresë (ish – Randubravë) dhe kështu më 28 maj kah ora ll, 30, janë ballafaquar forcat serbe me luftëtarët e lirisë dhe luftimet kanë zgjatur deri në shkatërrimin total të forcave të Milintijeviqit. Në fushën e nderit të altarit të lirisë në kodrat dhe lugjet e Mileskës kanë rënë: Habib Gashi, Kurtish e Nazmi Hasani, Ismajl Gashi, Bedri Berisha i Valljakës, Manush Berisha, Agron Bytyçi dhe komandant “Pesqinshi” – Mensur Zyberaj i Drenajt të Rahavecit. Por, në këtë betejë duke bërë rezistencë e sulme të parreshtura mbi forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe bri “Lugjeve të Mileskës” janë plagosur rëndë edhe Rexhep Krasniqi, Selim Gashi e Isa Gashi.

Forcat serbe, pjesa e mbetur, është dëbuar në drejtim të magjistrales Prizren – Gjakovë kurse luftëtarët e Adem Jasharit pozicionohen në aksin e përmendur rrugor te “Ura e Piranës”, ku edhe kishte filluar lufta në fshatrat e Anadrinit më 26 prill të vitit 1998.

Serbët nuk kishin arritur t’i merrnin trupat e dëshmorëve Habib Gashi, Bedri Berisha e Kurtish Hasani, por e kanë marrë Mensur Zyberajn dhe Ismajl Gashin. Pas përfundimit të aktiviteteve luftarake të Zonës Operative të Pashtrikut, trupat e pajetë të Mensur Zyberajt, Bekim Gashit, Dalip Behrës e të Ismajl Gashit janë zbuluar në varrezat e Prizrenit. Rivarrimi i dëshmorit Mensur Zyberaj është bërë më 30 qershor të vitit 1999 në fshatin Drenaj të Rahavecit pranë dëshmorëve: Bedrush e Feim Gashi, Tafil Zyberaj e viktimave të luftës, të cilëve i është bashkuar edhe Isuf Berisha, i ekzekutuar në Burgun e Dubravës./kp

Back to top button