Jeta për Ronaldon në Arabi aspak e lehtë, Georgina: Po na rrahin fëmijët në shkollë

Jeta në Arabinë Saudite për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij po duket se nuk po është e lehtë.

Gruaja e tij, Georgina, ka thënë se fëmijët e tyre po ngacmohen fizikisht në shkollë, shkruan DailyMail.

Ajo në një intervistë me Telemundon ka thënë se fëmijët e tyre përjetuan dhunë fizike në shkollë.

“Ka raste në shkollë kur fëmijët i godasin, dhe ata nuk mbrohen dhe nuk rezistojnë. Një ditë më erdhi njëri fëmijë në shtëpinë time dhe filloi të qajë, pyeta se çfarë ndodhi dhe mora përgjigjen: ‘Më goditi një fëmijë’, i thashë: ‘A nuk di të mbrohesh?’”, shpjegoi ajo në një intervistë për Telemundon duke shtuar se nuk dëshiron që fëmijët e saj të jenë të dhunshëm, por duhet të dinë të mbrohen.

Kujtojmë se, Cristiano Ronaldo luan për Al-Nassr./21Media

Back to top button